23.8 C
Skopje
E enjte, 13 Mars, 2025

“Mazuti”, përplasje dhe akuza të ndërsjella mes VMRO-së dhe LSDM-së

Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, me të cilin është dëmtuar buxheti i shtetit për 167.5 milionë euro. VMRO-DPMNE-ja, akuzon se gjyqtarët e afërt me LSDM-në dhe BDI-në po i mbrojnë kriminelët dhe sipas tyre, në vend të paraburgimit efektiv njëri prej të dyshuarve, Asmir Jahoski përfundoi në arrest shtëpiak.

“Skema në të cilën janë të përfshirë funksionarë të lartë të LSDM-së, si Vasko Kovaçevski i cili është në arrati, djali i deputetit Jahoski i cili ka rrjet biznesi e cila shtrihet deri te dhëndri i Ali Ahmetit është i rëndë 167 milionë euro… Në vend masave më të rrepta për sigurimin e pranisë, gjykatësit e LSDM-së dhe BDI-së e kanë lëshuar në shtëpi djalin e deputetit Jahoski, pronarin e Pucko Petrol”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM iu kundërpërgjigj akuzave, duke nënvizuar se vetëm për 9 muaj në pushtet VMRO-DPMNE ka nënshkruar 170 tenderë me Pucko Petrolin e Asmir Jahoskit.

“Pucko Petrol është kompania që është rritur në kohën e koalicionit VMRO-DPMNE – BDI dhe është partner kryesor biznesi i të gjithë kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së, por edhe të institucionet që i udhëheqin. Vetëm në 9 muajt e fundit, komunat dhe institucionet e udhëhequra nga DPMNE kanë nënshkruar 170 tenderë me kompaninë Pucko Petrol. Për këtë duhet të përgjigjet DPMNE. LSDM jep mbështetje për hetimin dhe presim zbardhje të plotë të rastit”, thonë nga LSDM.

Gjykata dhe Prokuroria dhanë interpretime të ndryshme sa i përket asaj se kush e lëshoi në arrest shtëpie Asmir Jahoskin, derisa 3 të dyshuarit e tjerë, Ratko Kapushevski, Erxhan Sullkoski dhe Ardijan Muça përfunduan në paraburgim. Për Jahoskin, gjykata nuk e ka vlerësuar nivelin e krimit në lëndë, por rrethanat private të tij. Arsyetimi i Penales së Shkupit ishte se Jahoski, është kujdestar i katër fëmijëve të tij, prej të cilëve tre janë të mitur, dhe se ka lidhje fortë të formuara me shtetin dhe është pronar i një kompanie me shumë të punësuar, por edhe se gjendja e tij është shëndetësore është e rrënuar për çka ka dorëzuar dokumentacion. Ndaj vendimit, pati reagime në opinion. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit