9.8 C
Skopje
E enjte, 2 Prill, 2026

Mbërrijnë 40 shqiptarë nga Izraeli, mes tyre vajza e një ministri të Kosovës!

40 shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses përmes operacionit të parë që Shqipëria organizoi pas nisjes së luftës në Izrael.

Sipas autoriteteve shqiptare në grupin e parë prej 40 vetash ka shtetas të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Mësohet se në mesin e të evakuarve është dhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlës. Ajo po qëndronte në Izrael për studime.

Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptarë drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babai i saj.

Shqipëria ka ende shtetas shqiptarë në Izrael, por sot pasdite në orën 17 hapësira ajrore u mbyll për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës.

Autoritetet shqiptare kanë marrë masa të identifikojnë shtetasit e tyre aty ku janë dhe do t’i evakuojnë sapo të krijohet mundësia e parë.

Burimi Insajderi

Të ngjajshme

Të fundit