Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100. Agjencia për mbrojtje civile tha se në mesin e viktimave janë 35 fëmijë, gra dhe të moshuar. Një ditë më parë, kryeministri izraelit, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha një ditë më parë se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik. Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
