6.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Mbi 2.600 sportistë morën pjesë në Garën Ndërkontinentale të Notit në Bosfor

Në Istanbul u mbajt edicioni i 35-të i garës ndërkontinentale të notit “Samsung Bosfor”, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Türkiyes (TMOK), raporton Anadolu.

Nisja e garës prej 6,5 kilometrash ishte në portin Kanlıca, ndërsa caku ishte në Kuruçeşme.

Më shumë se 2.600 sportistë nga mbi 70 vende morën pjesë në garë.

Një nga pjesëmarrësit ishte edhe ambasadori holandez në Ankara, Jupp Wynands.

I pari në kategorinë e meshkujve ishte Doğukan Ulaç me kohën 41,22 minuta, ndërsa më e shpejta te femrat ishte Burcunaz Narin me 42,54 minuta.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Türkiyes, Uğur Erdener, tha se gara shkoi shumë mirë, duke shtuar se moti ishte shumë i mirë për not.

Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Samsung Electronics për Türkiyen, Philip Choi, tha se janë krenarë që kanë kontribuar në këtë garë.

Fituesi në kategorinë e meshkujve, Doğukan Ulaç, tha se gara ishte më e lehtë se vitin e kaluar, ndërsa fituesja në kategorinë e femrave, Burcunaz Narin, u shpreh e kënaqur për vendin e parë.

Gara ndërkontinentale e notit në Bosfor u zhvillua për herë të parë më 23 korrik 1989, organizuar nga Komiteti Olimpik i Türkiyes.

Të ngjajshme

Të fundit