13.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Mbi 350 mijë gjermanë nënshkruan peticion: Të përsëritet ndeshja me Spanjën!

Më shumë se 350,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion ku kërkohet përsëritja e ndeshjes çerekfinale të Europianit midis vendasve të Gjermanisë dhe Spanjës.

“Furia e Kuqe” fitoi me golin e Mikel Merinos, shënuar në minutën e 119 të sfidës, por për gjermanët rezultati i ndeshjes u ndikua nga vendimi i arbitrit anglez Anthony Taylor, kur Mark Cucurella preku me dorë topin brenda zonës.

Tifozët e pakënaqur gjermanë tashmë kërkojnë riluajtjen e ndeshjes sepse besojnë se është bërë padrejtësi ndaj kombëtares së tyre.

Penalltia e pa akorduar në minutën e 106-të kur Cucurella bllokoi me dorë goditjen e Jamal Musiala në zonën e tij të penalltisë duket se do të ngelë gjatë në memorien e gjermanëve.

 

 

Burimi / Pressonline.al

Të ngjajshme

Të fundit