9.8 C
Skopje
E enjte, 2 Prill, 2026

Mbi 700 të vdekur në Izrael nga sulmet e Hamasit

Të paktën 700 izraelitë janë vrarë nga sulmet e Hamasit sipas mediumit lokal N12 News.

Nëse konfirmohet, do të thotë se konflikti që ka nisur në mëngjesin e së shtunës ka marrë më shumë se 1000 jetë nga të dyja palët, shkruan Skynews.

Më herët sot, ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se të paktën 370 palestinezë janë konfirmuar të vdekur.

Ndryshe, ushtria amerikane planifikon të lëvizë anijet e marinës dhe avionët ushtarakë më afër Izraelit, sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me këtë çështje.

Të ngjajshme

Të fundit