4.8 C
Skopje
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Mbrëmje festive dhe koncert artistik në sheshin Skenderbeu në Shkup

Sonte mbyllet Bazari i Fundvitit në Çair me një mbrëmje festive dhe koncert artistik!
Sonte shënohet dita e fundit e Bazarit të Fundvitit në Çair, e cila do të përmbyllet me një program të pasur muzikor dhe festiv në Sheshin Skënderbeu.
Nga ora 18:00 deri në 20:00, atmosfera festive do të krijohet me muzikë nga DJ Miran, ndërsa më pas, nga ora 20:00, mbrëmja do të vazhdojë me koncertin artistik, ku do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore:
Miranda Hashani
Valon Suma
Lindita Purelku
Konkordia Band
Lorena Beadini
Duo Skupi
30 dhjetor 2025
Sheshi Skënderbeu – Çarshia e Shkupit
Ftojmë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje festive dhe të përmbyllin së bashku Bazarin e Fundvitit në Çair, me muzikë, dritë dhe atmosferë të ngrohtë fundviti.

Të ngjajshme

Të fundit