27.9 C
Skopje
E martë, 14 Korrik, 2026

Me dy helikopterë po tentohet të shuhet zjarri në Ohër

epa01078480 A Macedonian Army helicopter extinguishes a forest fire near the village of Kopance 25 km. from Skopje on 27 July , 2007.Croatia, Turkey, Slovenia and Germany have sent firefighting aircrafts to Macedonia, to help the country solving the situation with the wild-fires. EPA/DARKO ANDONOVSKI

Dy helikopterë të policisë, njëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe një i Serbisë, vazhdojnë shuarjen e zjarreve në afërsi të Ohrit në afërsi të fshatit Kosel.

Zjarri mbi Kosel të Ohrit është ndezur përsëri, edhe pse herë pas here autoritetet lokale me mbështetjen e helikopterëve të MPB-së dhe Republikës së Serbisë arrijnë të vendosin kontrollin. Megjithatë, zjarri ende nuk është shuar, siç ka thënë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Sa i përket zjarrit në Makedonski Brod, Anglleov sot në mëngjes informoi se ai shuhet gjatë natës, por përsëri ndizet gjatë ditës me rritjen e temperaturave.