9.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Me ‘tesbih’ në dorë dhe agjërueshëm, detaje nga dorëzimi vullnetar i Grubit!

Në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:00, Artan Grubi është paraqitur në Pikën Kufitare në Bllacë, ku sipas burimeve nga brenda, ka kërkuar të dorëzohet tek autoritetet, shkruan POPULLI.mk

Sipas informacioneve, Grubi ka hyrë në pikën kufitare i mbuluar me jakne dhe syze, duke dorëzuar fillimisht letërnjoftimin tek zyrtarët policorë. Më pas, ai i ka njoftuar policët në PKK Bllacë se dëshiron të dorëzohet vullnetarisht.

Burime bëjnë të ditur se në dorë ai mbante tesbih. Po ashtu, policët i kanë ofruar ujë, por Grubi e ka refuzuar, duke deklaruar se ishte agjërueshëm dhe se koha e syfyrit kishte kaluar.

Pas pak minutash, në vendngjarje kanë arritur edhe zyrtarë të tjerë policorë, të cilët kanë proceduar me vendosjen e prangave. Më pas, ai është shoqëruar dhe dërguar në burgun e Shutkës për procedura të mëtejshme.

Autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar lidhur me rastin në orët në vijim. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit