22.8 C
Skopje
E enjte, 31 Korrik, 2025

Mexhiti: Bit Pazari i ’92-shit është kujtesë, borxh dhe thirrje për drejtësi

Me rastin e përvjetorit të ngjarjes së Bit Pazarit të vitit 1992, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe shpalosjen e pllakës përkujtimore në nder të kësaj ngjarjeje historike, informon POPULLI.mk

Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi se “ka vende ku guri nuk është gur, por lavdi e gdhendur” dhe se Bit Pazari i vitit 1992 nuk është thjesht një ngjarje e së kaluarës, por një moment i gjallë në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Bit Pazari i ’92-shit është mesazh. Është provë. Është borxh. Është harta morale e shqiptarëve. Prej aty shihet gjithçka: edhe padrejtësia e djeshme, edhe përgjegjësia e sotme, edhe drejtimi i të ardhmes,” u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se përgjigjja e duhur ndaj kësaj ngjarjeje është ndërtimi i institucioneve të forta, drejtësia që nuk përkulet dhe barazia që nuk bëhet kompromis. “Sepse vetëm kështu u jepet kuptim sakrificave dhe sigurohet që padrejtësia të mos përsëritet kurrë,” tha ai.

Ceremonia shënoi një moment reflektimi të thellë dhe rikujtimi të një ngjarjeje që mbetet pikë kthese në historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit