5.8 C
Skopje
E martë, 28 Prill, 2026

Mexhiti falënderoi ambasadoren Aggeler dhe SHBA-të për ndihmën gjatë pandemisë!

Ministri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për takimin e realizuar me ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, të cilën e falënderoi për ndihmën gjatë pandemisë me COVID-19.

Mexhiti e falënderoi për donacionet me pajisje mjekësore dhe materialeve të destinuara për Spitalet Klinike në RMV, si dhe për të gjitha vizitat e punës së përfaqësuesve të Qendrave Mjekësore Universitare dhe Spitaleve në Shtetet e Bashkuara, ku janë përfunduar Memorandumet e bashkëpunimit.

Të ngjajshme

Të fundit