13.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Mexhiti: Fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se më shqiptarët po largohen nga BDI, informon POPULLI.mk.

“Prej kohësh shqiptarët kanë votuar opozitën. Tash fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN. Shqiptarët janë larguar nga BDI-ja, prandaj BDI-ja prej kohësh nuk po mundet më t’i përfaqësojë shqiptarët.

Në zgjedhjet e kaluara ajo fliste për politika të gjelbra, tash flet për politika evropiane, flet për gjithçka ama jo më për shqiptarët. Aliu po bën aleanca me komunitete minoritare vetëm që t’i shpëtojë shkatërrimit dhe braktisjes prej shqiptarëve.

Por shqiptari nuk është minoritet, shqiptari VLEN!”

Të ngjajshme

Të fundit