8.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

MEXHITI: KJO VMRO ME MICKOSKIN DALLON NGA AJO E VJETRA E GRUEVSKIT

“Anëtarët e grupit punues nga VLEN që do t’i udhëheqë negociatat me VMRO-DPMNE-në për formimin e shumicës parlamentare tashmë janë nominuar”, tha kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në televizonin Telma.

Të gjitha partitë e koalicionit kanë përfaqësuesit e tyre në grup. Është Visar Ganiu nga unë, është Azir Aliu nga ASH, e poashtu ka dhe nga Besa, Alternativa, madje edhe Bekim Qoku”, tha Mexhiti.

Ai e vlerësoi Mickoskin për ardhjen në selinë e VLEN-it përkundër faktit se fitoi 58 deputetë dhe e konsideron fillim të mbarë dhe shenjë se nuk e ka arrogancën e VMRO-së së vjetër dhe Gruevskit.

Të ngjajshme

Të fundit