7.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Mexhiti: Komunikoj me Taravarin, nuk jam politikan grindavec!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte i ftuar në emisionin “ClickPlus” ka diskutuar për shumë tema aktuale por edhe i është përgjigjur pyetjes sa i përket takimit dhe komunikimit me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, informon POPULLI.mk.

IZET MEXHITI: “Në parim nuk jam politikan grindavec. Kur kam komunikim me deputetë të LSDM-së dhe VMRO-së është absurde të mos kem komunikim edhe me politikanë shqiptarë. Padyshim se kam takime dhe komunikimi edhe me Arben Taravarin. Ka çështje më të mëdha se politikat ditore. Duhet të jemi unifikues sepse e pamë edhe çfarë ndodhi në Kosovë. Me Ziadin Selën nuk kam shumë komunikim por me Taravarin kam më tepër.”

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit