Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka shprehur urimet e tij për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë datë si një moment historik për gjithë kombin shqiptar, informon POPULLI.mk
“Kosova jonë, të uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë! Në këtë ditë të shënuar për Kosovën, kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe krenarinë e një populli që për asnjë moment nuk u ndal në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë,” ka shkruar Mexhiti.
Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për të gjithë shqiptarët, duke shprehur dashuri dhe respekt për vëllezërit dhe motrat shqiptare kudo që ndodhen.
“Gëzuar këtë ditë të madhe për kombin tonë, me dashuri dhe respekt për vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë!” ka përfunduar ai. / © POPULLI.mk