15.5 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Mexhiti, Ljutkov dhe Ganiu vizituan shtëpinë e zejtarëve në Çarshinë e Shkupit

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti bashkë me ministrin e kulturës, Zoran Ljutkov dhe kryetarin e Çairit, Visar Ganiu vizituan shtëpinë e zejtarëve në Çarshinë e Shkupit, informon POPULLI.mk
“Sot, bashkë me ministrin e kulturës Zoran Ljutkov dhe kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiun, patëm kënaqësinë të vizitonim shtëpinë e zejtareve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një vend ku artizanët e kësaj tradite të pasur po ruajnë dhe promovojnë mjeshtërinë e tyre të veçantë.
Ndjej një angazhim të thellë për mbështetje dhe zhvillim të sektorëve që kontribuojnë në ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë sonë.
Vizita ime në këtë shtëpi artizane ishte një mundësi për të parë nga afër punën e jashtëzakonshme që këta mjeshtra po bëjnë.
Biseduam për sfidat që ata përballen në këtë sektor dhe për mënyrat se si mund të ofrojmë mbështetje më të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të artizanatit në vendin tonë.
Është e rëndësishme të kuptojmë se zanatet e tilla nuk janë thjesht profesione, por edhe një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe kulturës sonë.”, ka shkruar Mexhiti. / © POPULLI.mk