Unë betejën e kam filluar me Merita Koxhaxhikun dhe me dy deputetë të tjerë, mandej janë bashkëngjitur Blerim Bexheti dhe të tjerët.
Kështu është shprehur Izet Mexhiti, lider i Lëvizjes Demokratike në ClickPlus pasi është pyetur për deklaratën e tij të thënë kohë më parë në Saraj, ku thotë për kryetarin e komunës, pjesëtar të BDI-së, Blerim Bexhetin se e ka “lënë në lloç” si pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”.
“Unë mbeta vetë. Kanë menduar se nëse mbetem vet do të dorëzohem. Mirëpo, unë nuk isha vetë. Nuk kanë qenë aty vetëm eksponentët e caktuar.. Aty ishte Merita (Koxhaxhiku), ishte Visari (Ganiu), ishin strukturat në Gostivar, në Saraj… U ula me ata dhe e bisedova. Thash kemi dy opsione – të kthehemi mbrapa, por kjo nuk bëhej ose e lëmë krejt dhe vazhdojmë jetën private, jashtë politikës”, tha Mexhiti.
Kujtoi edhe shkarkimet që u bënë për bashkëmendimtarët e tij.
“Për shkak të bindjes, lanë pozitën e zëvendësministrit, drejtorit vetëm për të mos u kthyer prapa për shkak të bindjes. Mendoj se është e butë të them se më ka lënë në lloç. Mirëpo ata e kanë bërë zgjedhjet e tyre. Jem këtu ku jemi tani”./TV21
