Zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit, Goran Minçev, duke e paralajmëruar që të mos ndjekë retorikën e kreut të Levicës, Dimitar Apasiev, informon POPULLI.mk.
“Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit. Ai duhet ta braktisë këtë retorikë dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për punësimin e përhershëm të rreth 1500 punonjësve në sektorin e shëndetësisë, nga të cilët 750 janë shqiptarë.
“Për këtë jemi krenarë,” ka theksuar ai.
Mexhiti ka nënvizuar se përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është një kategori kushtetuese e pandryshueshme dhe e pakthyeshme.
“Përfaqësimi adekuat respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo!”, ka përfunduar zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti. / © POPULLI.mk