Zv.Kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel ku u theksua miqësia e fortë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi që kanë këto dy shtete, informon POPULLI.mk
MEXHITI:
“Pata nderin të takoj ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel. Diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, duke theksuar miqësinë e fortë që lidh qytetarët tanë.
E falënderova ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda ofron, veçanërisht në procesin e integrimit evropian, zhvillimin ekonomik, turizmin dhe reformat në sistemin gjyqësor. Nënvizova rolin e rëndësishëm të Holandës si një nga zërat më të fuqishëm për sundimin e ligjit dhe përkrahjen e integrimit tonë në Bashkimin Evropian.
U pajtuam të vazhdojmë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Jam optimist për të ardhmen e këtij partneriteti dhe për mundësitë që kemi përpara.” / © POPULLI.mk