Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Çairit ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Alper Aktaş.
Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë i bashkojnë lidhje të hershme kulturore dhe një traditë bashkëpunimi institucional. E vlerësoj kontributin e deritanishëm të institucioneve turke në vendin tonë dhe besoj se gjatë mandatit të ambasadorit Aktaş do të kemi mundësi ta thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve.
E falënderoj ambasadorin Aktaş për vizitën dhe i uroj suksese në misionin e tij diplomatik.




