17.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Mexhiti: Nënë Tereza i përkiste botës, por ajo ishte shqiptare me origjinë nga Shkupi

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në zbulimin e bustit të Nënë Terezës, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Shkup.
Lexo statusin e plotë:
Ishte nder për mua që sonte së bashku me Fatmir Limanin, nënkryetarin e Lëvizjes Besa, mora pjesë në zbulimin e bustit të Nënë Terezës në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, e që u realizua në prezencën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, të presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe nikoqirit presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nën organizimin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, zotëri Florian Qehaja, i cili mes tjerash potencoi edhe kontributin e Komunës së Çairit në këtë eveniment domethënës.
Vërtetë Nënë Tereza me humanitetin e saj i përkiste dhe e njihte tërë bota, por ne me krenari themi se nobelistja Gonxhe Bojaxhiu ishte shqiptare me origjinë nga Shkupi.

Të ngjajshme

Të fundit