12.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Mexhiti pas takimit me Presidentin Erdogan: Hap i rëndësishëm për bashkëpunim më të fortë dhe afatgjatë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, zhvilluan sot një takim të rëndësishëm me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, informon POPULLI.mk. 

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe avancimi i bashkëpunimit në fusha kyçe. Pas takimit, palët nënshkruan Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim, një hap që synon të çojë marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në një nivel të ri.

“Këshilli do të përcaktojë strategjinë për bashkëpunimin dypalësh në fusha të rëndësishme si politika, siguria, mbrojtja, tregtia, energjetika, arsimi, rinia, shëndetësia, transporti, transformimi digjital, bujqësia, infrastruktura, mediat, komunikimi, kultura, turizmi, shkenca, sporti dhe lidhjet mes qytetarëve të të dy vendeve,” deklaroi Mexhiti pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ky hap konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe pritet të sjellë bashkëpunim më të thellë dhe afatgjatë në të gjitha aspektet strategjike. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit