Për më pak se 10 muajsh punë intensive, në pikën kufitare të Bllacës është vënë në funksion sistemi i ri “One Stop Shop”, një model i avancuar i menaxhimit të përbashkët kufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ky është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në vend, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal, informon POPULLI.mk
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, bëri të ditur se përveç zbatimit të protokolleve dhe procedurave dypalëshe me Kosovën, është investuar në infrastrukturë të re – si fizike ashtu edhe dixhitale – për të krijuar një sistem modern dhe efikas të kalimit kufitar.
Si funksionon “One Stop Shop”?
Modeli i ri i bashkëpunimit kufitar sjell ndryshime të mëdha në përvojën e udhëtarëve dhe bizneseve:
-
✅ Vetëm një ndalesë për të kaluar kufirin;
-
✅ Vetëm një kontroll pasaporte, pa procedura të dyfishta si më parë;
-
✅ Në hyrje nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, kontrolli kryhet nga autoritetet e Kosovës;
-
✅ Në hyrje nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, kontrolli kryhet nga autoritetet maqedonase;
-
✅ Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes, që ndihmon në qarkullim më të shpejtë dhe efikas.
Përfitime për qytetarët dhe institucionet:
-
🟢 Përdorim më i mirë i burimeve ekzistuese njerëzore dhe teknike;
-
🟢 Komunikim i përditshëm e i drejtpërdrejtë mes autoriteteve kufitare të të dy vendeve;
-
🟢 Shkëmbim informacioni në kohë reale;
-
🟢 Siguri më e lartë dhe monitorim më efektiv ndaj aktiviteteve të paligjshme.
Në përfundim, Mexhiti theksoi: “Vepra, jo fjalë!”, duke e cilësuar projektin si një shembull konkret të suksesit institucional dhe bashkëpunimit rajonal. / © POPULLI.mk
