Pas lajmit për shkarkimin e gjyqtarit të Artanit dhe Mijallkovit, Izet Mexhiti ka reaguar duke thënë se Ali Ahmeti, “xhaxhi” ka nisur menjëherë me fjalime luftarake, informon POPULLI.mk
Mexhiti thekson se kjo nuk është befasi, pasi sa më shumë të dalin në pah aferat korruptive, aq më i madh bëhet angazhimi i tij për shpëtimin e ish-kryeministrit Gruevski, të Mijallkovit dhe përpjekjet për të futur “botën serbe” në Maqedoni.
“Vizitat nëpër shtëpitë e politikanëve maqedonas dhe kërcënimet me destabilizim ndodhin vetëm kur ka ndonjë hall të madh, zakonisht kur opozitarët përpiqen t’i shpëtojnë përgjegjësisë për aferat korruptive”, tha Mexhiti.
Sipas tij, ka kaluar koha kur tensionet ndëretnike shërbenin si mbulesë për korrupsionin, ndërsa tani po afrohet koha e përgjegjësisë. / © POPULLI.mk




