20.6 C
Skopje
E diel, 2 Gusht, 2026

Mexhiti: Rruga “LPK” në Seravë tashmë e asfaltuar dhe gati për qarkullim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për përfundimin e një tjetër projekti infrastrukturore në këtë komunë, duke theksuar se puna në terren po ecën me ritme të qëndrueshme dhe të prekshme për qytetarët, informon POPULLI.mk

Sipas Mexhitit, është finalizuar asfaltimi i rrugës “LPK” në lagjen Seravë, ku janë rregulluar pusetat dhe është përmirësuar një pjesë e rrjetit atmosferik. “Rruga tash është gati për qarkullim, e rregullt, e pastër dhe e bukur”, theksoi ai.

Gjatë vizitës në terren, Mexhiti u takua me banorët e zonës, të cilët shprehën kënaqësi për punimet e kryera dhe ndryshimet që po ndodhin në lagjen e tyre.

“Kjo është edhe një dëshmi tjetër se Çairi po ndryshon. Lagje pas lagjeje, po ndërtojmë një komunë moderne dhe funksionale për të gjithë banorët tanë”, deklaroi kryetari i Çairit.

Mexhiti shtoi se realizimi i projekteve të tilla është pjesë e përpjekjeve për ta bërë komunën më të rregullt, më të pastër dhe më të jetueshme për të gjithë. / © POPULLI.mk