16.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Ndryshime kadrovike në VLEN?

- Advertisement -

Pas zgjedhjeve lokale dhe analizës së rezultateve nëpër komunat kryesore, në koalicionin VLEN pritet të ndodhin ndryshime kadrovike në disa institucione, informon POPULLI.mk

POPULLI.mk mëson se në fokus të këtyre lëvizjeve është edhe përfaqësimi rajonal, me synim përforcimin e strukturave në zona ku VLEN ka shënuar rritje të ndjeshme elektorale.

Një nga postet që pritet të pësojë ndryshim është ai i zv/ministrit të PB, i cili sipas të gjitha gjasave do të zëvendësohet me një emër të ri.

Pas performancës së mirë të VLEN në Tetovë, burimet sinjalizojnë se ky pozicion mund t’i takojë kësaj komune. Emri i ri që do të marrë këtë përgjegjësi pritet të bëhet publik shumë shpejt, pas konsultimeve të brendshme brenda koalicionit.

Gjithashtu brenda VLEN-it do të ketë edhe disa lëvizje tjera, të cilat kanë të bëjnë me ministrat, zv/ministrat dhe drejtorët.

© POPULLI.mk

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit