17.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

Mexhiti shpreh ngushëllime për tragje’dinë në Koçani: Një plagë që na prek të gjithëve

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka reaguar me pikëllim të thellë lidhur me tragjedinë e rëndë që ndodhi në Koçani, ku shumë të rinj humbën jetën në rrethana tronditëse. Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit, informon POPULLI.mk

“Lutjet dhe mendimet tona janë me ta dhe me të gjithë ata që po kalojnë këtë periudhë të vështirë. Ky është një moment i rëndë për ne si shtet, një plagë që na prek të gjithëve,” është shprehur ai.

Ai ka garantuar se institucionet do të angazhohen maksimalisht për të kryer një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent, në mënyrë që të gjithë përgjegjësit të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit