16.8 C
Skopje
E martë, 28 Prill, 2026

Mexhiti: Si më herët edhe tash Kurti mbështet opozitën shqiptare në RMV

Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoni të Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbështet opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe se Lëvizja Vetëvendosja do të jetë pjesë e opozitës atje.

Sipas tij, VV-ja “defacto” është pjesë e opozitës shqiptare atje.

“Më konkret rreth bashkëpunimit, zoti Kurti dhe Vetëvendosja mbështet sërish opozitën shqiptare si edhe ma herët. Vetëvendosja është pjesë e opozitës shqiptare atje, dejure nuk do të jetë, sepse nuk është regjistruar në Maqedoni. Defacto, veç është pjesë e opozitës shqiptare, sepse opozita shqiptare është në kuadër të Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Veç jemi duke e përgatitur programin zgjedhor dhe atë janë duke punuar katër subjektet dhe përfaqësues të VV-së si Arbër Zaimi, Bekim Qoku dhe ekspertë të tjerë jemi në bisedime edhe me Taravarin”, ka thënë Mexhiti në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Të ngjajshme

Të fundit