6.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Mexhiti: Sulmi ndja Trump është i papranueshëm

Zv. Kryeministri i parë i RMV, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj sulmit që iu bë mbrëmë ish presidentit të SHBA, Donald Trump, informon POPULLI.mk.

Statusi i plotë:

Është thellësisht shqetësuese që në vendin e lirisë dhe shpresës të ndodh një atentat ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në emrin tim personal dhe si zv. kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhjen e thellë për sulmin e mbrëmshëm ndaj ish-presidentit Trump.

Ky akt i dhunës është absolutisht i papranueshëm dhe përbën një kërcënim serioz për vlerat dhe parimet demokratike të ShBA-së.

Lutjet dhe solidariteti ynë janë me z. Trump dhe familjen e tij dhe të plagosurve tjetrë, në këtë kohë të vështirë. U dëshiroj sherim të shpejtë.

Të ngjajshme

Të fundit