20.5 C
Skopje
E shtunë, 11 Korrik, 2026

Mexhiti: VLEN e ka legjitimitetin e plotë te shqiptarët, BDI është koalicion multietnik

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhit ka sqaruar për opininon kosovar sonte në “Pressing T7” rreth legjitimitetit të koalicionit VLEN në Qeverinë aktuale, shkruan POPULLI.mk

Mexhiti është shprehur se “VLEN-i ka legjitimitetin e plotë, për faktin se Fronti Europian është një kualicion multietnik.”

“Koalicioni VLEN është koalicion i pastër shqiptar, ndërsa Fronti Evropian është koalicion i 9 partive dhe katër komuniteteve. Dallimi është bërë me votat e komunitetit turk, romë, boshnjak dhe të tjerë, që nuk ka ndodhur në të kaluarën. Prej se është themeluar BDI asnjëherë nuk ka shkuar në zgjedhje si koalicion, por si subjekt në vete. Pra bëhet fjalë për një koalicion multietnik dhe nuk mund të bëhet paralele mes 18 deputetëve të Frontit Evropian dhe 14 të koalicioni VLEN. Kur i heqim votat e komuniteteve, me shumë përgjegjësi e them se VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar. Vota aktive shqiptare janë diku 170 mijë, dhe nga këto koalicioni jonë shqiptar ka marrë 107 mijë. Kjo është hera e parë në Maqedoninë e Veriut që opozita shqiptare ta tejkalojë numrin e mbi 100 mijë votave”, është shprehur Mexhiti. / © POPULLI.mk