Hetimi për skandalin e drogës çon te individë nga blloku opozitar, si dhe te ish politikanë, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski, duke njoftuar se “të gjithë do të mbahen përgjegjës sepse gjithçka do të mbështetet me prova”.
Në emisionin “Samo Vistina” në TV Kanal 5, Mickoski tregoi se sipas informacioneve nga hetimi deri më tani, ka padi penale kundër 10 personave përveç dy personave që janë ndaluar tashmë, dhe theksoi se ky është vetëm fillimi.
Lidhur me akuzat e opozitës, ai deklaroi se do të ketë përgjegjësi ndaj të gjithëve, por se “opozita duhet të jetë e vetëdijshme se hetimi çon tek të afërmit e tyre dhe se ka prova për këtë”.
“Sa herë që ta pyesni opozitën, ata do t’jua thonë atë pa pasur asnjë argument, ndërsa pushteti nga kjo anë flet në bazë të argumenteve dhe fakteve. Nuk do të flas, por mendoj se do të arrihet deri te emra shumë të rëndësishëm që janë pjesë ose të lidhur me opozitën aktuale LSDM-në, pjesërisht me të ashtuquajturin Front Evropian, por edhe ish-politikanë. Vetëm atëherë të mos thuhet se ky është revanshizëm politik dhe përndjekje, sepse gjithçka do të jetë e mbështetur me dëshmi. Që të mos vijë puna atëherë ‘pse familja ime’, të gjithë do të përfshihen, sepse dinë ta sulmojnë familjen time dhe familjet e njerëzve të Qeverisë, duhet të jenë të vetëdijshëm se familjet e tyre për të cilat ekzistojnë dëshmi, veçanërisht në këtë rast, do të jenë përgjegjëse për shumë gjëra”, potencoi kryeministri Mickoski.
Ai nënvizoi se megjithatë drejtësia do të fitojë në këtë rast dhe ai që ka gabuar do të përgjigjet, por edhe nuk duhet të harrojmë se çfarë politike udhëhoqi qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lidhur me kultivimin e kanabisit, si dhe faktin se e gjithë kjo është pasojë e atyre politikave.
“Të gjithë harrojmë se sa herë qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së tentonte ta ndryshonte Ligjin për kultivimin e kanabisit dhe të lejohej eksporti i lules së kanabisit. Madje edhe në festa të rëndësishme thirrnin seanca në Kuvend. Ja, vetë po e shohim se çfarë kanë kërkuar prodhuesit. Nuk mundet që programi juaj ekonomik të bazohet në prodhimin e kanabisit, kjo në vete është humbëse. Kryeministri Mickoski njëkohësisht theksoi se tani me skandalin e drogës po shohim se si Aliu, Zaevi dhe Venko si ministër i shëndetësisë e kanë zhvilluar Maqedoninë dhe se këto janë pasojat e atyre politikave, por do të ndëshkohen”, tha Mickoski.
