21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Mickoski: Bëjme koalicion edhe me BDI-në nëse fitojnë në zgjedhje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për TV24 ka theksuar se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për tejkalimin e kësaj krize, për të cilën nuk ka zgjidhje qeverisja aktuale.

Lidhur me koalicionimet e mundshme paszgjedhore dhe se a do të bëjnë koalicion me BDI-në, Mickoski theksoi se do të bëjnë koalicion me këtë parti shqiptare nëse i fiton zgjedhjet.

“Për shkak të qeverisjes me Badenter në Kuvend, do të duhet të bëjmë koalicion me partinë që fiton në bllokun shqiptar, pra edhe nëse është BDI, edhe pse do të preferoja të ishte opozita shqiptare për momentin, ASH-ja dhe BESA”, ka deklaruar Mickoski.

Këto deklarime tregojnë se kreu i opozitës maqedonase ka ndryshuar qasjen ndaj BDI-së, pasi që muaj më parë kishte theksuar se përjashton koalicionimin me këtë parti. (INA)

Të ngjajshme

Të fundit