11.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Mickoski mbledh liderët politikë, LSDM refuzon pjesëmarrjen

Në Klubin e Deputetëve sot do të mbahet takimi i liderëve, ku do të marrin pjesë kryeministri dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski si dhe kryetarët e partive që kanë grupe parlamentare në Kuvend.

Gjatë këtij takimi siç është paralajmëruar, do të diskutohen ligjet reformuese të gjyqësorit, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kodi Zgjedhor dhe shfuqizimi i qeverisë teknike, si dhe çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit në takim.

Nga tre grupet parlamentare të opozitës, E Majta dhe BDI-ja deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, menjëherë e hodhi poshtë thirrjen e Mickoskit për takim të liderëve.

Nga partnerët e koalicionit në Qeveri, në takim pritet të marrë pjesë kryetari i ZNAM-it dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dhe nga koalicioni “VLEN”, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit