Shqipëri – Besimtarët myslimanë do të falin namazin e Fitër Bajramit ditën e dielë (nesër), më 30 mars 2025, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, informon POPULLI.mk
Sipas njoftimit, ceremonia e faljes do të nisë në orën 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 07:30.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një ditë e veçantë për besimtarët, e cila simbolizon falënderimin, bashkimin dhe mëshirën.
Besimtarët ftohen të marrin pjesë në këtë moment të rëndësishëm fetar dhe të shpirtit të solidaritetit. / © POPULLI.mk