6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Ministri i jashtëm italian, vizitë zyrtare në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, do të presë sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Gjatë bisedës pritet të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe shumëpalësh, si dhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian, procesin e zgjerimit dhe mbështetjen e Italisë. Përveç takimit me kolegun Mucunski, Tajani do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Takimet do të zhvillohen pasdite. “Ballkani Perëndimor është prioritet i politikës sonë të jashtme, së cilës ne i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme, edhe në nivel shumëpalësh, duke kryesuar grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, kishte thënë Tajani. “Ne po punojmë për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane për vizitën e Tajanit.

Të ngjajshme

Të fundit