Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka realizuar takim me homologun shqiptar, Ervin Hoxha. Siç njoftoi Toshkovski, temë diskutimi kanë qenë çështjet me interes për të dyja vendet, duke përfshirë edhe vendosjen e sistemit “One Stop Shop” nëpër të gjitha pikat kufitare. Temë diskutimi kanë qenë edhe çështja e krimit transnacional, emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të njerëzve, por edhe bashkëpunimi policor mes dy vendeve.
“Tema e parë për të cilën biseduam ishte vendosja e sistemit One Stop Shop, i cili do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve në kuadër të pikave kufitare që i kemi me Republikën e Shqipërisë. Kjo është në drejtim të vendosjes së sistemit One Stop Shop sistemit që e kemi në periudhën e kaluar dhe kemi bisedime intensive si me Republikën e Serbisë, si me Republikën e Kosovës, ashtu edhe me Republikën e Shqipërisë, me qëllim që ta përshpejtojmë qarkullimin e udhëtarëve në këto pikë kufitare, ashtu siç i ka hije.