11.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Mitsotakis: Nuk do ta njohim Kosovën!

Greqia fqinje e përkëdheli sërish sot Serbinë kur kryeministri Micotaqis deklaroi publikisht se shteti helen nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën e për rrjedhojë as Qipro greke.

“Qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar”, u shpreh kryeministri grek Kiriakos Micotaqis, duke folur skt nga Beogradi.

Gjatë konferencës për mediat me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, Micotaqis tha se Athina i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit dypalësh.

“Presidenti Vuçiq më njohu me ecurinë e dialogut me Prishtinën. Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar.

Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon.

Ne po i ndjekim me ankth ngjarjet e muajve të fundit,” u shpreh kryeministri Micotaqis.

Ai foli për mbështetje të fortë greke ndaj Serbisë në rrugën drejt integrimit evropian.

“Kam folur shumë herë për zgjerimin në Bruksel. Beogradi duhet të përfitojë nga rrethanat pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat, ju do të afroheni me BE-në. Ka një të ardhme evropiane për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Ky është qëllimi ynë strategjik,” tha ai.

 

 

Burimi / Top24

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit