WHATSAPP ka dërguar një paralajmërim për përdoruesit se aplikacioni do të ndalojë së punuari në disa telefona celularë të njohur duke filluar nga muaji i ardhshëm. Kjo do të thotë që disa përdorues do të duhet t’i thonë lamtumirë aplikacionit në maj pasi WhatsApp nuk do të jetë i disponueshëm në modele të caktuara telefonash.
Bëhet fjalë për celularë që janë mbi dhjetë vjeç.
Telefonat e vjetër nuk do të jenë më në gjendje ta ekzekutojnë aplikacionin për shkak të ndryshimeve në pajtueshmërinë WhatsApp me sisteme të caktuara operative. Meta, kompania që zotëron WhatsApp, tha se ky ndryshim është bërë për ta mbajtur aplikacionin të sigurt dhe funksional.
Këto janë modele që janë dhjetë vjeç ose më shumë. Lista e plotë e telefonave inteligjentë në të cilët WhatsApp nuk do të funksionojë më:
- iPhone : 5s, 6, 6 plus
- Samsung : Galaxy S3, Galaxy Note 2, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini
- Motorola : Moto G (gjenerata e parë), Razr HD, Moto E 2014
- HTC : One X, One X+, Desire 500, Desire 601
- LG : Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90
- Sony : Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V
Nëse e gjeni telefonin tuaj në këtë listë, mund të jetë koha për të blerë një të ri nëse WhatsApp është pjesë e jetës suaj të përditshme.