Moti sot do të jetë kryesisht i vranët, me periudha me diell në pjesët lindore. Në fund të ditës dhe gjatë natës duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje shiu.
Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugor dhe juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 21 gradë.
Në Shkup kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme shiu gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.
Ditën e mërkurë dhe të enjte do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm, vende-vende më intensive dhe të përcjella me bubullima dhe përforcim të erës. Temperatura gjatë ditës do të ketë rënie. Nga e premtja pritet mot më me diell dhe më i ngrohtë, me kushte për reshje lokale shiu afatshkurtëra në orët e pasditës.
