13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Mot me shi në Maqedoninë e Veriut

Mot me shi në Maqedoninë e Veriut

0
228

Moti sot do të jetë me vranësira, nisur nga pjesët jugore të vendit me reshje shiu, të cilat pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 30 litra në m2). Në pjesët perëndimore në viset më të larta reshjet kah fundi i ditës do të kalojnë në dëborë. Do të fryjë dh erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë. /Alsat.mk