Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor (në vende mbi 80 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri 13 gradë, njofton DPHM-ja.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshjet të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri 5, nëdrsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë.
Të premten gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë reshje shiu, (mbi 30l/m2). Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë e në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore.