23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Bashkëpunimi me BERZH-in dhe Zvicrën, RMV drejt standardeve evropiane për mjedisin

Zv.Kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka bërë të ditur lajmin për përfitimin e grantit prej 3 milionë eurosh nga Qeveria e Zvicrës. informon POPULLI.mk

“Së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nënshkruam një marrëveshje për një grant në vlerë prej 3 milionë eurosh, i cili është një donacion nga Qeveria e Zvicrës. Këto mjete do të përdoren për realizimin e projektit të krijimit të një Sistemi të Integruar të Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta për rajonet e Pollogut dhe Pelagonisë, në përputhje me standardet kombëtare dhe evropiane.
Ky projekt parashikon ndërtimin e një deponie moderne regjionale në Novaci, rehabilitimin e deponisë në Rusino, si dhe ndërtimin e stacioneve të transferimit në Tetovë, Dibër, Prilep, Ohër dhe Kërçovë.
Jam i bindur se ky bashkëpunim do të rezultojë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe funksional për menaxhimin e mbeturinave, duke e bërë Republikën e Maqedonisë së Veriut një shembull të shkëlqyer për vendet e rajonit.
Falënderoj BERZH-in dhe Qeverinë e Zvicrës për këtë mbështetje të çmuar, jo vetëm për Ministrinë e Mjedisit, por edhe për të gjithë vendin dhe, veçanërisht, për qytetarët e komunave që do të preken nga ky projekt.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit