Moti i ligë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme në më shumë vende të botës. Stuhitë e mëdha goditën edhe rajonin Gers të Francës. Fshati Kundom është më i prekur, pasi të gjitha shtëpitë janë mbuluar nga uji. Uji mbi sipërfaqen e tokës është në nivelin 1.50 m.
Pas ditëve të nxehta, pasuan shirat e mëdha dhe stuhi të fuqishme edhe në Hungari, duke shkulur pemët dhe shkatërruar çatitë e shtëpive. Shiu me erë shkaktoi edhe përmbytje në Budapest.
Përmbytjet e shkaktuara për shkak të reshjeve intensive që kanë edhe prekur rajonin Assam të Indisë dhe në Mbretërinë fqinje Bhutan, duke lënë nën ujë 108 fshatra dhe kanë shkaktuar zhvendosjen e 115 mijë njerëzve.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur provincat në të gjithë Kinën ditët e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të trafikut në disa qytete. Në qytetin Ji’an të provincës Jiangxi të Kinës lindore, rrebeshe të mëdha, së bashku me bubullima, vetëtima dhe erëra të forta, shkaktuan përmbytje.
