Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare, në pjesët verilindore me kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Temperatura minimale, siç informojnë nga DPHM-ja do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri më 18 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira mesatare dhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Deri të enjten do të mbajë mot stabil me rritje të temperaturës ditore. Të premten nën ndikimin e një fronti atmosferik në disa vende priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fortë, lokalisht në formë stuhie. Të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm, ndërsa nga e diela do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
