Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje bore në zonat malore dhe reshje shiu në vende të ulëta. Pasdite do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të larta. Në pjesët perëndimore reshjet do të jenë më të dendura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale nga 3 deri në 10 gradë.
Në Shkup, vranësira me reshje shiu. Në pjesët më të larta të luginës reshjet pasdite do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë në 6 gradë.
Të premten do të fryjë erë e fortë veriore, moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit. Gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të mbajë mot i qëndrueshëm, kurse nga e hëna temperaturat do të rriten.
