Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në mëngjes me mjegull në disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Në male shiu do të shndërrohet në borë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.
Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe i qetë me mjegull. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut të rastit. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.
