5.8 C
Skopje
E diel, 8 Shkurt, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe më i ngrohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore ku reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e matir deri e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 12 deri 18 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të kohëpakohshme të shiut. Do të fryjë erë e matir nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë.

Sipas DPHM-së, të premten do të ketë tabilizim kalimtar, ndërsa ndryshim të motit do të ketë të shtunën. Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë do të ketë reshje të cilat kryesisht do të jenë me borë. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët perëndimore. Në male do të formohet shtresë e konsiderueshme e borës (mbi 30 cm), ndërsa në viset më të ulëta prej 3 deri 10 cm. Do të fryjë erë e përforcuar erë veriore, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe temperaturat dukshëm do të shënojnë rënie.

Të ngjajshme

Të fundit