Mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të matura lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri -4 ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë.
Deri të enjten mori do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat çdokund do të jenë negative dhe vende-vende do të zbresin deri -10 gradë. Të premten do të ketë vranësira të shtuara dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje, posaçërisht gjatë fundjavës.
