7.8 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Motra e Barack Obamës goditet në protestat në Kenia

Në Kenia, të paktën dhjetë persona kanë vdekur për shkak të përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve në Nairobi, ku po zhvillohet një protestë kundër rritjes së taksave.

Protestuesit hynë në Parlament ku shpërtheu një zjarr. Edhe godina e këshillit bashkiak u dogj. Rreth 45 persona të plagosur u shtruan në Spitalin Kombëtar në Nairobi, ndërsa ushtria zbriti në terren për të përballuar protestat.

Edhe motra e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, është në mesin e demonstruesve, e goditur nga gazi lotsjellës nga forcat e policisë. Rita Auma tha drejtpërdrejt për CNN se ajo shmangu për pak një bombol me gaz lotsjellës të hedhur nga policia. “Nuk shoh më asgjë, më qëlluan me gaz lotsjellës”, tha motra e ish-presidentit me origjinë keniane.

Protestuesit kundërshtojnë një ligj që pritet të vendosë taksa të reja, duke përfshirë një taksë që do të rrisë çmimin e mallrave të tilla si letrat higjienike dhe pelenat. Propozimi për taksimin e bukës u hoq pas protestave, por turma vazhdon t’i bëjë thirrje Parlamentit që të mos miratojë ligjin.

 

Burimi / Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit