Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën 37 mijë 598 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Kjo ministri gjithashtu tha se që nga fillimi i luftës, janë plagosur 86 mijë e 32 persona, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Këto shifra të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.